Politika e Privatësisë

Privatësia
jote mbrohet.

Përditësuar: Mars 2026 · LKK — Lëvizja e Kafeve të Kosovës

1. Çfarë të dhëna mbledhim

Mbledhim të dhënat që ju jepni gjatë regjistrimit: emri i plotë, numri i telefonit, komuna dhe përkatësia etnike (opsionale).

Gjithashtu regjistrojmë degën tuaj të preferuar (kafenenë), datën e anëtarësimit dhe statusin e anëtarësisë.

Nuk mbledhim të dhëna financiare — regjistrimi është falas.

2. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për: (a) identifikimin e anëtarësisë brenda platformës LKK, (b) gjenerimin e QR kodit personal, (c) llogaritjen e proporcionit të delegatëve sipas metodës Hamilton.

Numri i telefonit përdoret si identifikues unik i llogaris — garanton 1 anëtar = 1 llogari.

Nuk shesim, nuk ndajmë dhe nuk transferojmë të dhënat tuaja tek palë të treta, me përjashtim të kërkesave ligjore të autoriteteve kompetente të Kosovës.

3. Sistemi i votimit të verbër

Votimi juaj është i verbër: asnjë votë nuk lidhet me identitetin tuaj. Sistemi HMAC (Hash-based Message Authentication Code) me secret 64-karakterësh garanton që edhe administratorët nuk mund të shohin se si keni votuar.

Regjistrohet vetëm hash-i i tokenit — jo ID-ja juaj dhe jo zgjedhja juaj.

4. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat ruhen në Firebase Firestore (Google Cloud) me server në Evropë. Firebase siguron enkriptim AES-256 në transit dhe në qetësi.

Të dhënat tuaja ruhen deri sa ju fshini llogarinë ose kërkoni fshirje me email tek info@levizjakafeve.com.

5. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të: (a) aksesoni të dhënat tuaja, (b) korrigjoni informacione të pasakta, (c) kërkoni fshirjen e llogarisë, (d) kundërshtoni përpunimin.

Për çdo kërkesë, dërgoni email tek info@levizjakafeve.com me subjektin "Të dhënat e mia".

6. Cookies dhe analitika

Platforma përdor Firebase Analytics (Google) për statistika anonime të vizitave. Nuk përdorim cookie reklamues.

Mund të çaktivizoni analitikën duke përdorur cilësimet e privatësisë të shfletuesit tuaj.

7. Ndryshimet e kësaj politike

Çdo ndryshim i kësaj politike do publikohet në levizjakafeve.com/privatesia me datën e përditësimit.

Përdorimi i vazhdueshëm i platformës pas ndryshimeve konsiderohet pranim i politikës së re.

Kontakt: info@levizjakafeve.com · Prishtinë, Kosovë